Ambasadorja franceze: Kosova ka bërë përparim të dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave

Sipas, ambasadores së Francës Marie-Christine Butel, në Kosovë, gjatë takimit të Këshillit Evropian të 23 qershorit janë vënë themelet për shtyrjen përpara të lirisë së lëvizjes për kosovarët, por gjithmonë duke marrë parasysh shqetësimet Francës sa i përket migracionit dhe sigurisë

Marie-Christine Butel

“Për Kosovën është bërë përparim i dukshëm në çështjen e liberalizimit të vizave”, ka thënë Ambasadorja e Francës në Kosovë Marie-Christine Butel.

Këto deklarata  diplomatja franceze  i ka dhënë të enjten e 14 korrikut në Prishtinë, me rastin e pritjes për Festën Kombëtare Franceze.

Marie Christine Butel  ka treguar se për çështjen e liberalizimit të vizave ka pasur diskutime, në të vërtet diskutimet që u zhvilluan nën presidencën franceze, gjatë takimit të Këshillit Evropian të 23 qershorit kanë vënë themelet për shtyrjen përpara të kësaj teme, gjithmonë duke marrë parasysh shqetësimet tona sa i përket migracionit dhe sigurisë”.

Ajo ka vlerësuar se “çështja e liberalizimit të vizave është rikthyer qartë në tryezën e diskutimeve evropiane, në kushte më të favorshme se asnjëherë më parë”.

Tutje ajo ka tshtuar se gjithë kjo është falë punës së Republikës së Kosovës.

“Është gjithashtu rezultat i punës së bërë nga Kosova për të qenë më proaktive në skenën ndërkombëtare”, ka thënë ajo , transmeton KP.

Ndërkohë ajo  ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku dha një porosi për këtë proces ku thënë se “nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë në BE, derisa ka mosmarrëveshje mes vendeve”.

“Lufta në Ukrainë rikujton urgjencën për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve midis dy vendeve. Nuk ka alternativë dialogu. Përderisa kjo mosmarrëveshje vazhdon, nuk do të ketë integrim të mundshëm për Kosovën dhe Serbinë brenda Bashkimit Evropian”, theksoi ajo.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili tha se Dita e Bastiljes është shpërthim i Deklaratës së Lirisë.

“Dita e Bastiljës është në të njëjtën kohë edhe shpërthimi me çdo kusht i Deklaratës së Lirisë, rënia e burgut të Bastiljës, por edhe shpallja popullore e një kryengritje masive të madhe për liri.

Prandaj, Republika do të përbënte një marrëdhënie të përhershme midis lirisë dhe popullit.

Demokracia duhet të shtrihet dhe do të shtrihet për të përfshirë një Republikë, që përbën një arsye të mjaftueshme për një 14 korrik të dytë atë të Federatës, një vit më vonë”, tha ai.

Të pranishëm në këtë ceremoni për Festën Kombëtare Franceze ishin edhe personalitete nga institucioneve të ndryshme, përfshirë edhe liderët opozitarë.

Ndryshe, Festa Kombëtare Franceze është e lidhur me dy ngjarje emblematike në historinë e Francës: Kryengritjen popullore dhe pushtimin e Bastiljës më 14 korrik 1789, pikënisje e Revolucionit Francez; dhe Festa e Federatës së 14 korrikut 1790, duke festuar në Paris unitetin kombëtar dhe përvejtorin e parë të marrjes së Bastiljes.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika