Të premten e 15 korrikut, pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, kryesuesi i OSBE-së dhe njëkohësisht ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, Zbigniew Rau, është pritur në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Rau, gjithashtu, është takuar edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Rau, temë të diskutimit me liderët shtetërorë të Kosovës do ta ketë angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.
Ndryshe, në mëngjesin e së premtes, Presidentja Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë, njëkohësisht edhe kryesues i OSBE-së.
Mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm pak minuta, kurse takimi mes kryesuesit të OSBE-së, Zbigniew Rau, dhe presidentes Osmani është mbajtur me dyer të mbyllura.
Presidentja Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Polonisë