Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të IKSHPK-së, të premtën e 15 korrikut ka njoftuar se nga 3 mijë e 283 teste të kryera, 1 mijë e 219 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Ndërsa, në 24 orët e fundit janë shëruar 257 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive është 4 mijë e 225.
Tutje, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 267 persona, ndërsa në total numri i dozave të administruara është 1 milion e 832 mijë e 226.