Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Polonisë, Zbigniew Rau, ku kanë diskutuar për intensifikimin e bashkëpunimit mes dy shteteve dhe angazhimin e Polonisë në rajon si kryesuese e radhës e OSBE-së.
Ata kanë biseduar edhe rreth progresit që ka shënuar Kosova me ndërmarrjen e reformave në fushën e sundimit të ligjit, lirisë së shprehjes, demokracisë, sistemit zgjedhor dhe të drejtave të njeriut, si dhe bashkëpunimin e Kuvendit me misionin OSBE-së në Kosovë.
Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohje për mbështetjen e Polonisë. Gjithashtu, ai ka theksuar se e ardhmja e Republikës së Kosovës dhe e Ballkanit Perëndimor është ne Bashkimin Evropian.
Konjufca dhe Rau u shprehën të gatshëm që të vazhdojnë tutje bashkëpunimet mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Polonisë, ku çështje me rëndësi u cilësua integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE.