Të premten e 15 korrikut iu dha lamtumira e fundit 18-vjeçarit Anri Kashiku, i cili u mbyt pasditen e djeshme duke shpëtuar dy të mitur 15-vjeçarë.
Të afërmit e vlerësojnë veprimin e tij dhe janë shprehur se 18-vjeçari ka bërë heroizëm duke e shpëtuar vëllain e tij.
Roja bregdetare ka pohuar se ka ngritur flamurin e kuq gjatë kohës kur deti ka qenë i trazuar dhe kjo sinjalizon turistët që nuk duhet të futen në ujë, raporton “euronews”, transmeton Portali Dukagjini.
“Pavarësisht se nuk lejohet se ishte deti i trazuar, kemi pasur flamurin e kuq”, ka thënë roja bregdetare. Ai ka treguar se 18-vjeçari është futur me të në det por nuk ka mundur të shpëtoj.
“Kam vrapuar për te dy personat, nuk kisha kohë të merrja ndihmesat. Personi i tretë që ka ardhur, erdhi prapa meje, për të ndihmuar vëllain e tij”.
Policia e Durrësit ka theksuar se pas ndihmës së dhënë, të miturit 15-vjeçarë janë nxjerrë në breg, ndërsa Anri Kashiku ka ndërruar jetë për shkak të dallgëve të larta.