Albin Kurti, Kryeministri i Kosovës, të premten e 15 korrikut ka pritur në takim ministrin e Jashtëm polak, Zbigniew Rau.
“Kënaqësi të mirëpresim ministrin e Jashtëm të Polonisë për një vizitë miqësore dhe historike”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Kurti ka shtuar se në takim është diskutuar edhe avancimi i raporteve dypalëshe.
“Të lidhur me vlerat e përbashkëta të BE-së dhe luftën për liri, ne patëm një diskutim mbi paqen dhe sigurinë në Evropë dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona”, thuhet mes tjerash në postimin e Kurtit në Twitter.