Fillimisht iu treguan të gjithëve që Këshilli i Etikës i shpalli plagjiatorë.
Pastaj nuk ishin të kënaqur me vendimin e këtij këshilli. E tash kanë një kërkesë për Senatin e Universitetit të Prishtinës.
Organizata për rritjen e cilësisë në arsim ka kërkuar nga ky senat që profesorëve Bujar Dugolli dhe Ardian Kastrati të ju hiqet titulli akademik që sipas tyre është fituar përmes plagjiaturës. Përveç kësaj kërkesa e tyre ishte edhe të përjashtohen nga universiteti.
“Të dy profesorët e kanë shfrytëzuar këtë punim plagjiaturë për tu avancuar. Atyre nuk iu duhet avancim, sidomos Bujar Dugollit që nuk i kërkohën më as avancime në titujt akademikë as punime shkencore pasi që e ka titullin më të larte akademik”, ka thënë Dibran Hoxha nga ORCA.
ORCA janë kundër vendimit të Këshillit të Etikës që sipas tyre konsiderohet shkelja më e rëndë akademike, është joproporcionale me shkeljen e konstatuar.
“Vendimi i këshillit të etikes është vendim kundërthënës, për shkak se masa e dytë e vendimit që profesori Dugolli dhe Kastrati të mos munden ta shfrytëzojnë punimin për avancime akademike meqe punimi është plagjiuatur është qesharake sepse të dy profesorët e kanë shfrytëzuar këtë punim për tu avancuar”, është shprehur ai.
Televizioni ka tentuar që të kontaktoj me profesorët e përmendur por këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm gjatë ditës.
Ditë më parë profesori Bujar Dugolli krejt këto pretendime i kishte quajtur fushatë të orkestuar nga ORCA e të mbështetur edhe nga struktura të tjera.