Tahiri: Paga minimale të jetë 350 euro neto, 250 nuk mjafton

Besnik Tahiri i AAK-së, në një konferencë për media, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta rritë pagën minimale në 350 euro neto

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka propozuar që paga minimale të jetë 350 euro neto dhe jo 250 ashtu siç ka vendosur Qeveria, sepse sipas tij, është e pamjaftueshme.

Tahiri ka thënë se, në sektorin privat pagat janë më ta larta sesa 250 euro, dhe vendimi i Qeverisë nuk do të ndikonte te të punësuarit.

Po ashtu, Tahiri nuk la pa përmendur edhe kategorinë  e veteranëve të luftës së UÇK-së, për të cilët tha se duhet të përfshihen në ligjin për pagën minimale. Ai, gjithashtu, tha se AAK-ja i përkrah të gjitha kërkesat që kanë veteranët, duke theksuar qëndrimin e partisë së tij, se edhe veteranët që janë të punësuar duhet t’i marrin pensionet.

Shefi i Grupit Parlamentar, e kritikoi Qeverinë e Kosovës, për të cilën tha se nuk po merr masa ndaj rritjes së çmimeve, sidomos të produkteve bazë.

Ai i ka propozuar Qeverisë, që ta ulë TVSH-në në produktet bazë, pasi kjo sipas tij, do të ndikonte direkt në jetën e qytetarëve.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika