Një helikopter ushtarak meksikan, është rrëzuar të premten e 15 korrikut në veriperëndim të Meksikës. Në helikopter kanë qenë, gjithsej, 15 pasagjerë, ku 14 prej tyre kanë humbur jetën, ndërsa 1 ka mbijetuar, i cili ka marrë trajtim mjekësor.
“Një helikopter Black Hawk është përfshirë në një aksident, shkaku i të cilit nuk dihet për momentin”, thuhej në një deklaratë, raporton news18.com.
Sipas deklaratës, helikopteri është rrëzuar teksa po kryente aktivitete operative të paspecifikuara, duke shtuar se do të hetohet shkaku.
Përplasja nuk besohet që ishte e lidhur me kapjen e së premtes së një mbreti famkeq të drogës, i cili ishte i kërkuar nga Shetet e Bashkuara të Amerikës për vrasjen e një agjenti të fshehtë amerikan, ka thënë marina.
Rafaelo Caro Quintero akuzohet nga Shtetet e Bashkuara se ka urdhëruar rrëmbimin, torturimin dhe vrasjen e agjentit special të administratës së zbatimit të drogës ( DEA) Enrique “Kiki” Camarena në 1985.
I njëjti është ndaluar nga marinasit meksikanë në qytetin Choix në Sinaloa.