Rreth 7 mijë hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarri që ka përfshirë rajonin Gironde në Francë

Temperaturat e larta po vazhdojnë të shkaktojnë zjarre në vende të ndryshme të botës, e kësaj radhe Franca është përballur me një situatë të tillë, ku janë përfshirë nga zjarri rreth 7 mijë hektarë tokë

Ilustrim

Rajoni, Gironde në Francë është përfshirë nga zjarri të premten e 15 korrikut, duke shkatërruar afërsisht 7 mijë hektarë tokë.

Ndërsa, më shumë se 1 mijë zjarrfikës janë vendosur në përpjekje për t’i kontrolluar flakët në këtë rajon.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka vizituar vendin ku po monitorohet situata në Paris.

Ai këtë situatë e ka përshkruar si një “stinë jashtëzakonisht të ashpër”, duke shtuar se ata “tashmë kishin humbur tre herë më shumë zona pyjore se në vitin 2020”.

Presidenti francez ka falënderuar zjarrfikësit për “përpjekjet e tyre heroike” dhe ka shprehur mirënjohjen ndaj vendeve të tjera evropiane që kanë ndihmuar Francën të trajtojë krizën, duke përfshirë Greqinë e cila “ka vënë në dispozicion disa pajisje” dhe Italinë e cila “do të ofrojë ndihmë në ditët në vijim”, ka thënë Macron, raporton euronews.

Franca jugperëndimore, Landiras

Disa qytete në të dy rajonet kanë anuluar fishekzjarrët për ditën e Bastiljes të mërkurën nga frika e ndezjes së zjarreve të reja. Ndërkaq, autoritetet po diskutojnë për një ndalim total të zjarrit.

Franca aktualisht është në mes të një thatësire të rëndë me kufizime të ujit në disa rajone dhe po përballet me valën e dytë të të nxehtit këtë verë.

Sipas Météo France, episodet e valëve të të nxehtit janë bërë dukshëm më aktuale, ndërsa deri në fund të shekullit, Franca mund të përjetojë deri në 40 ditë nxehtësi të fortë në vit.

Përtej paralajmërimeve të shëndetit publik për rrezikun e ekspozimit ndaj temperaturave të larta, qeveria ka vendosur gjithashtu në gatishmëri të lartë reaguesit e urgjencës dhe personelin mjekësor.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika