Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përkrahur propozimin francez të votuar nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.
Blinken e ka quajtur si hapë i avancuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian (BE), e që sipas tij kjo është në përputhje me vlerat dhe shpresës së madhe të qytetarëve të saj, ndaj këtij qëllimi.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin votën parlamentare të Maqedonisë së Veriut për të avancuar në rrugën e saj drejt BE-së, në përputhje me vlerat dhe aspiratat e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Blinken, në rrjetin social Twitter.
Gjithashtu, ai ka deklaruar se SHBA-ja mbështet veçanërisht Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, derisa të njëjtat ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE.
“Ne mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ndërsa ato ecin përpara në procesin e anëtarësimit në BE”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, sipas tij ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
The United States welcomes North Macedonia’s parliamentary vote to advance on its EU path, in line with the values and aspirations of its citizens. This is a critical moment for Europe. We support North Macedonia and Albania as they move forward in the EU accession process.
— Secretary Antony Blinken (@SecBlinken) July 16, 2022
Me 68 vota pro dhe asnjë kundër, deputetët e pozitës të shtunën kanë miratuar konkluzionet e propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë.
Votimi i propozimit francez për ndryshime kushtetuese ishte kusht që Maqedonia e Veriut ta zhbllokonte procesin e integrimeve evropiane.
Pas miratimit të këtij propozimi, Maqedonia e Veriut do ta ketë obligim ta njohë pakicën bullgare si komb të barabartë me të tjerët.
Propozimi francez përmban shtatë pika, ku pika që ka nxitur më së shumti debat dhe madje ka shkaktuar edhe protesta të dhunshme në Maqedoninë e Veriut, ishte çështja e gjuhës dhe e kaluara historike, e cila është pjesë e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, dhe po kjo pikë është përfshirë në propozimin francez.
Ndërsa, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas miratimit të “Propozimit Francez” nga parlamenti i Maqedonisë Veriore.
Rama përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë të ditur se një delegacion shqiptar do të niset të hënën për në Bruksel, për t’i filluar negociatat për anëtarësim.
Gjithashtu, edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, ka thënë se ky miratim nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut i ka hapur rrugë mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare për hapjen e negociatave drejt antarësimit të BE-së.
Scholz: Maqedoninë dhe Shqipërinë ne i duam si anëtare të BE-së