Serbi: 10 persona të vdekur dhe 1 mijë e 661 raste të reja me COVID- 19

COVID-Serbi

Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Serbisë, kanë njoftuar se kanë kryer 13 mijë e 554 testime.

Si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën 10 persona, ndërsa janë konfirmuar edhe 1 mijë e 661 raste të reja.

Aktualisht, në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 690 pacientë të infektuar, 40 prej tyre po trajtohen përmes respiratorit.

Ndonëse Ministria e Shëndetësisë (MSH) së Serbisë njofton se ka një rënie të numrit të të infektuarëve, situata epidemike në vend mbetet ende e pafavorshme.

Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Serbi janë konfirmuar 1 milion e 978 mijë e 228 raste të infektimit, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 15 mijë e 809 persona.

Shkalla e vdekshmërisë në Serbi mbetet 0.80 përqind.

MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 1 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 9 milionë e 203 mijë e 251 persona.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika