Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes të shpejtë të rasteve me coronavirus në Kosovë.
Zemaj, ka deklaruar se Qeveria në pushtet nuk është duke marrë masa në lidhje me rritjen e rasteve të të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, pasi sipas tij për Qeverinë e tanishme prioritet mbetet mashtrimi.
Ndërsa, me fjalinë “Krejt për pushtet e asgjë për shëndet”, ai ka filluar kritikën ndaj Qeverisë, për menaxhim të kësaj situate duke thënë se “prioritet e ka mashtrimin”.
“E keqja nuk po ka fund! Sot i kemi një mijë e 84 raste të reja me Covid-19, ndërsa dje ishin një mijë e 219. Për fatin e keq gjatë javës kishim edhe disa të vdekur si pasoj e Covid-19. Vala e infeksionit ka marrë përpjetën, derisa për këtë Qeveri prioritet mbetet mashtrimi”, ka shkruar Zemaj në Facebook.
Ndërkaq, të shtunën në Kosovë është regjistruar një viktimë nga COVID-19 dhe një mijë e 84 raste të reja të infektimit.
Po ashtu, të premten zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se shkalla e vaksinimit është një prej shkaseve që ndikojnë në rritjen e numrit të rasteve.
Asnjë person i vaksinuar me dozën e tretë kundër Covid-19, nuk po qëndron i shtrirë në spitalet e Kosovës. Kjo, sipas ministrisë së shëndetësisë tregon për rëndësinë e vaksinimit me këtë dozë.
Një i vdekur e 1 mijë e 84 raste me COVID-19 të shtunën në Kosovë
Mbi një mijë raste të reja me COVID-19, asnjë qytetar i shtrirë në spital me dozën e tretë