Robert Lewandowski pas tetë vjetësh në Bayern Munich, tashmë është transferuar në Barcelonë.
Sipas informacioneve nga Celebrity Net Worth dhe Revista Forbes, pasuria aktuale e sulmuesit polak arrin në 85 milionë dollarë. Paga e Lewandowskit në Bayern Munich ishte 24 milionë dollarë në vit, ndërsa të ardhurat e tij neto arritën në 12 milionë dollarë.
Ndërsa, në Barcelonë të ardhurat e tij neto do të jenë rreth 9 milionë euro neto në sezon.
Shtypi gjerman kohët e fundit i ka kushtuar vëmendje pasurisë së futbollistit, me bizneset e ndryshme që ai ka shfrytëzuar pas zhvillimit të tij në Bayern Munich.
Sulmuesi polak ka një markë veshjesh sportive, e cila është edhe ajo që vesh ekipin olimpik të vendit të tij, Poloninë.