Zjarret e mëdha kanë përfshirë Evropën Perëndimore të shtunën, duke shkatërruar një pjesë të tokës dhe duke detyruar mijëra njerëz që të largohen nga shtëpitë e tyre mes një vale të nxehti, e cila po shënon rekorde dhe nuk po tregon shenja lehtësimi.
Zjarrfikësit po përpiqen të vënë nën kontroll flakët në disa pjesë të Francës, Spanjës dhe Portugalisë, me temperaturat verore që i kanë lejuar ato të lulëzojnë e njëherësh, që pritet të vazhdojnë edhe këtë javë.
Në rajonin e Gironde të Francës jugperëndimore, më shumë se 12,000 njerëz u evakuan pasi erërat e forta prishën përpjekjet për të frenuar një zjarr që përfshiu pyjet me pisha.
Ai zjarr dhe një tjetër në jug të Bordosë kanë shkatërruar gati 10,000 hektarë (25,000 hektarë) tokë, të premten.
Një banore që jeton pranë La Teste-de-Buch në Gironde i përshkroi kushtet si “postapokaliptike”.
“Unë kurrë nuk e kam parë këtë më parë,” i tha ajo agjencisë së lajmeve AFP.
Në Spanjën fqinje, zjarrfikësit po luftojnë me një seri zjarresh pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që arritën deri në 45.7C.
Në jug të vendit, pranë Costa del Sol, më shumë se 3,000 njerëz u evakuan nga shtëpitë e tyre për shkak të një zjarri të madh në afërsi të qytetit të Mijas.
Shumë prej tyre u dërguan për t’u strehuar në një qendër sportive, thanë shërbimet e urgjencës.
“Policia voziti lart e poshtë rrugës me sirenat e ndezura dhe të gjithëve iu tha të largoheshin. Vetëm largohuni. Nuk ka udhëzime se ku të shkoni, “tha pensionisti britanik John Pretty, 83-vjeçar.
Ashley Baker, një britanike që jeton në Mijas, tha për BBC “Ka rreth 40 shtëpi në zonën tonë. Të gjithë ishin vërtet nervoz dhe qëndronin jashtë ose në ballkone duke e parë atë.”
Disa nga zjarret më të rënda kanë qenë në Portugali, ku piloti i një avioni zjarrfikës vdiq të premten, kur avioni i tij u rrëzua gjatë një operacioni në zonën Foz Côa, pranë kufirit spanjoll.
Ministria e Shëndetësisë e Portugalisë tha se 238 persona kanë vdekur si pasojë e valës së të nxehtit midis 7 dhe 13 korrikut, shumica prej tyre të moshuar me sëmundje themelore.
Mijëra të evakuuar pasi nxehtësia shkakton zjarre në Evropë dhe Afrikën e Veriut