Teodora Gençovska dhe Bujar Osmani, Ministrat e Punëve të Jashtme të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, të dielën e 17 korrikut nënshkruajnë një protokoll dypalësh në mes të të dyja vendeve.
Protokolli ndërmjet dy vendeve do të jetë pjesë e kornizës negociuese të Shkupit për anëtarësimin në BE, i cili përmban masa për kurrikulat e historisë, gjuhës së urrejtjes dhe kulturës.
Propozimi francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut është votuar të shtunën e 16 korrikut me 68 vota për. Ky vendimi ka kaluar me votat e LSDM-së në pushtet dhe partive shqiptare nga pushteti dhe opozita.
Fillimi i vërtetë i negociatave mes Shkupit dhe Brukselit nuk do të jetë konferenca e parë ndërqeveritare. Kjo do të ndodhë vetëm kur autoritetet në Shkup të ndryshojnë Kushtetutën dhe të përfshijnë bullgarët në baza të barabarta me kombësitë e tjera, shkruajnë mediat bullgare.
Gjatë negociatave të ardhshme, Komisioni Evropian do të monitorojë nëse çështjet e fqinjësisë së mirë respektohen dhe Bullgaria do të mund të vërë veton në çdo kohë.