MPB: Në gjashtëmujorin e parë të 2022, 2210 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka thënë se arsyeja pse qytetarët heqin dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës është se në shumë vende të Bashkimit Evropian, ku jetojnë ata, nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi

Shumë qytetarë nga Kosova po heqin dorë nga shtetësia, duke marrë parasysh trendin e emigrimit nga Kosova.

Në gjashtëmujorin e parë janar-qershor të vitit 2022, dy mijë e 210 qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Republikës së Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Në periudhën Janar-Qershor 2022, janë liruar nga Shtetësia e Republikës së Kosovës 2210 persona”, deklaron Ministria e Punëve të Brendshme për Telegrafin.

Ministria e Punëve të Brendshme ka thënë se qytetarët po heqin dorën nga shtetësia e Kosovës sepse shumë vende të Bashkimit Evropian, ku jetojnë ata, nuk i lejojnë që t’i kenë dy shtetësi.

“Arsyet pse personat heqin dorë nga shtetësia e Republikë së Kosovës, është pasi shumë shtete të Bashkimit Evropian nuk lejojnë dy shtetësinë, përfshirë këtu edhe disa shtete që nuk janë pjesë të Bashkimit Evropian”, thuhet në përgjigjen MPB-së.

“Duke pas parasysh që një numër i madh i shtetasve tonë jetojnë tashmë me vite në këto shtete, e një numër i madh edhe kanë lindur në këto shtete dhe si rezultat i saj kanë fituar të drejtën e Fitimi të Shtetësisë dhe janë të obliguar të lirohen nga shtetësia e mëparshme në rast se dëshirojnë ta fitojnë shtetësinë e atij vendi. Pra, arsyeja kryesore është ndalimi i dy shtetësisë në shumë vende”.

Sipas të dhënave, në vit nga shtetësia e Kosovës kanë hequr dorë më shumë se 5 mijë qytetarë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika