Me medalje për Kosovën përfundon Kupa Botërore Universitare në hendboll

Hendbollistet nga Universiteti i Prishtinës e kanë mbyllur turneun në kuadër të Kupës Botërore Universitare në hendboll, me medalje të bronztë. Hendbollistet e Kosovës e mposhtën Universitetin nga Çekia, “Palacky University of Olomouc” me rezultat 26:24

Ekipi i hendbollisteve të Universitetit të Prishtinës.

Në kuadër të Kupës Botërore Universitare në hendboll, hendbollistet nga Universiteti i Prishtinës e kanë mbyllur këtë turne me medalje të bronztë.

Në ndeshjen për vend të tretë, hendbollistet e Kosovës e mposhtën Universitetin nga Çekia, “Palacky University of Olomouc” me rezultat 26:24.

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, me pritje vendimtare te Kosova është dalluar portierja Venera Kafexholli. Ndërkohë, nivel të lartë kanë shfaqur edhe motrat Elisa dhe Melisa Mulaj, por edhe hendbollistet e tjera.

Me më së shumti gola ishte Elisa Mulaj me gjithsej, 8 gola, Tina Hetemi kishte 5, ndërsa nga 4 gola i shënuan edhe Melisa Mulaj, dhe Natalija Milatoviq.

Ndërsa, të dielën në mbrëmje luhet edhe finalja në konkurrencën e meshkujve, ku Universiteti i Prishtinës ndeshet me Universitetin e Kangwon, nga Koreja e Jugut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika