Qendra Seizmiologjike e Evropës, EMSC, Obserbatori Seizmologjik, ka njoftuar se të dielën e 17 korrikut në ora 15:40 është regjistruar një tërmet me intensitet prej 3.3 shkallësh të Rihterit në Maqedoninë e Veriut.
Tërmeti ka qenë me epiqendër rreth 30 km nga Preilepi në një thellësi prej 1 km.
Deri më tani, autoritetet maqedonase nuk kanë raportuar për të lënduar apo dëme materiale.
Një termet tjetër ishte regjistruar edhe më 27 maj në Maqedoninë e Veriut, me 3.5 shkallë të Rihterit.