Autoritetet shëndetësore të Serbisë kanë njoftuar se janë testuar, gjithsej, 6 mijë e 521 persona, ku nga ta kanë rezultuar pozitivë 2 mijë e 55 persona, ndërsa betejën me virusin e ka humbur një pacient.
Aktualisht në spitalet e shtetit serb janë të shtrirë 250 pacientë të infektuar me COVID-19, nga të cilët, 11 po trajtohen përmes respiratorit.
Ministria e Shëndetësisë (MSH) e Serbisë ka njoftuar se ka një ngritje të numrit të të infektuarve javëve të fundit.
Ndërkaq, nga fillimi i pandemisë në Serbi 16 mijë e 169 persona e kanë humbur betejën me virusin.
Që nga fillimi i pandemisë, në Serbi janë konfirmuar zyrtarisht 2 milionë e 56 mijë e 691 raste të infektimit.
Kurse shkalla e vdekshmërisë mbetet 0.79 për qind.
MSH serbe thotë se deri në orën 15:00 të datës 17 korrik 2022, në vend janë testuar, gjithsej, 10 milionë e 41 mijë e 491 persona.