Përfaqësuesit special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i është vazhduar mandati për 24 muaj.
Sipas njoftimit të Bashkimit Evropian, mandati i Lajçak do të vazhdojë edhe për dy vjet të tjera, deri më 31 gusht të vitit 2024.
Lajçak kishte marrë mandatin e emisarit të BE-së më 2 prill të vitit 2020.
Nga disa shtete të BE-së është shprehur pakënaqësi me arsyen se nuk ka pasur zhvillim në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Mirëpo, në takimet e përfaqësuesve të vendeve anëtare, asnjë shtet nuk e ka kundërshtuar vazhdimin e mandatit të Lajçakut.
Kur kishte marrë mandatin si i deleguar i Bashkimit Evropian(BE), për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, diplomati sllovak, Miroslav Lajçak, kishte deklaruar se Ballkanin Perëndimor gjithmonë e kishte pasur në zemër.
Deri tani, nga momenti kur ka marrë këtë pozitë, mes palëve janë arritur vetëm dy marrëveshje, ajo për targa dhe së fundmi marrëveshja për energjinë.