Robert Lewandowski është prezantuar zyrtarisht si futbollist më i ri i skuadrës së Barcelonës.
Pas tetë viteve të Bayern Munich, 33-vjeçari ka ndryshuar ambient në karrierë për t’u bashkuar me gjigantët katalunas.
Shumë tratativa e shumë komente, por në fund, Lewandowski – Bayern – Barcelona arritën marrëveshje të plotë për transferimin e fituesit të Këpucës së Artë.
Në mediat e ndryshme spanjolle dhe gjermane, raportohet që sulmuesi polak është nënshkruar për shifrën e 45 milionë eurove dhe klubi katalunas ndër vite do të paguaj 5 deri në 10 milionë euro në form bonusesh.
Lewandowski është shprehur shumë i lumtur për transferimin e tij në “Camp Nou”.
“Jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij projekti gjigant, Barcelona ka qenë gjithmonë një synim për mua dhe fakti që tash jam këtu më bën shumë të lumtur.”
Dy sezonet e fundit nuk kanë shkuar shumë mirë për klubin blaugran në aspektin sportive, por vendi i dytë në Topin e Artë të fundit nuk ka dyshime që klubi do të rikthehet në majat e sportit më të ndjekur në botë.
“Xavi ka një plan të qartë për rikthimin e Barcelonës në majën e futbollit – e unë shpresoj që të jem ndihmë e madhe për të arritur këto qëllime”.
Lewandowski është bashkuar me klubin katalunas në Miami, ku nën drejtimin e Xavi-t ata po zhvillojnë fazën përgatitore.
Debutimin e tij ai pritet ta bëj në ndeshjen miqësore përballë Real Madrid që zhvillohet në Los Angeles, më 24 korrik.