Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi, ka publikuar rezultatet e mostrave të 990 personave, prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 77 prej tyre, ndërsa është konfirmuar se kanë vdekur 2 persona të infektuar brenda 24 orëve të fundit.
Të shëruar nga pandemia brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar, gjithsej, 65 pacientë. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të të testuarëve, të së shtunës ishte 7.27 për qind.
Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 704 persona.
Ndërsa, raste aktive me COVID-19 janë, gjithsej, 620 persona. Që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me virus është 233 mijë e 179.