PS depoziton në Kuvend projekt-rezolutën kundër raportit të Dick Martyt për luftën në Kosovë

PS ka propozuar një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri, duke i kërkuar KE-së që të realizojë një raport vijues dhe si rrjedhojë rishikimin e rezolutës së Dick Martyt në 2011

Ish-senatori zviceran Dick Marty

Partia Socialiste(PS) ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë një projektrezolutë kundër raportit të Dick Marty, autorit të raportit të vitit 2010 me titull “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i organeve në Kosovë”, mbi bazën e të cilit janë ngritur edhe akuza kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët gjenden në Hagë prej muajsh duke u përballur me aktakuza.

“Në vijim të qëndrimeve tona të kahershme për vlerësimin e legjitimitetit të luftës heroike e çlirimtare të UÇK dhe duke rishprehur qëndrimin tonë se nuk mund të vendosen paralele midis masakrave çnjerëzore, spastrimeve etnike, deportimeve, vrasjeve, përdhunimeve, plaçkitjeve dhe krimeve të luftës, nga drejtues dhe anëtarë të makinerisë zyrtare luftarake serbe dhe paramilitarët e saj gjatë luftës në Kosovë, nga njëra anë, dhe integritetit e kauzës së drejtë të luftës së UÇK si reagim në mbrojtje të jetës dhe lirisë të popullit në Kosovë, nga ana tjetër”.

Kështu nis dokumenti i depozituar nga socialistët në strukturat e Kuvendit.

Sipas argumentimit, duke u bazuar në parimin se çdo dyshim për krime duhet zbardhur nga organet e drejtësisë sipas parimeve të procesit të rregullt ligjor dhe se nuk mund të ketë çështje pafundësisht në hetim, por dhe se çdo proces  duhet të mbarojë dikur, me qëllim që popujt të gjejnë forcën të pajtohen e jetojnë së bashku, duke shëruar plagët e së shkuarës.

Duke shqyrtuar raportin, në vijim të rrjedhës logjike, në dokument po ashtu shtohet se të gjitha pretendimet e ngritura nga Dick Marty në raport janë të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte.

Si rrjedhojë, ato duhet të cilësohen si të tilla nga të gjitha institucionet ndërkombëtare.

“Për këtë qëllim propozojmë këtë “Rezolutë mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri”, vijohet më tutje.

Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i kërkohet nëpërmjet dokumentit të realizojë një raport vijues dhe të rishikojë rezolutën.

Gjithashtu i kërkohet Qeverisë shqiptare të mbetet plotësisht e përkushtuar për të ndihmuar drejtësinë dhe identifikuar përgjegjësinë për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi dhe përsërit thirrjen e tij për të gjithë të interesuarit që të bashkëpunojnë me Mekanizmin Ndërkombëtar për kryerjen e funksioneve të mbetura të gjykatave penale (IRMCT), brenda juridiksionit të saj.

Njëmbëdhjetë deputetë janë firmëtarë të projektrezolutës, duke përfshirë edhe kryetarin e Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla.

Emrat e tjerë janë Mimi Kodheli, Klotilda Bushka, Etilda Gjonaj, Blendi Klosi, Etjen Xhafaj, Petro Koçi, Hatixhe Konomi, Bardhyl Kollçaku, Ilir Pendavinji dhe Arben Pëllumbi.

 

Më 22 qershor 2022, kryeministri shqiptar, Edi Rama, bëri me dije se Tirana do t’i drejtohej Këshillit të Evropës në Strasbourg, lidhur me pabazueshmërinë e raportit të Dick Martyt.

“Ne jemi duke përgatitur një rezolutë për Kuvendin e Shqipërisë dhe do të shkoj personalisht në Strasbourg, në rastin më të parë, shpresoj në shtator, për t’iu drejtuar Këshillit të Evropës për një fakt, i cili bëhet gjithnjë e më shqetësues, që është pabazueshmëria totale e raportit të Dick Marty-t”, kishte deklaruar Rama.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika