Jasharaj: Grevë e përgjithshme në arsim para shtatorit

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut, ka paralajmëruar se do të ketë greva të përgjithshme në arsim respektivisht në shkolla e në çerdhe para fillimit të vitit shkollor në muajin shtator, për shkak se ende nuk është gjetur ndonjë zgjidhje nga ana e Qeverisë për sindikatat. Po ashtu, ai ka vijuar se universitetet dhe administrata në komuna, por edhe të punësuarit në sektorë të tjerë do të jenë në grevë të përgjithshme

Rrahman Jasharaj, kreu i SBAShK

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), të hënën e 18 korrikut, ka njoftuar se Qeveria aktuale nuk po i merr parasysh kërkesat për të dialoguar, derisa paralajmëroi “reagime të forta sindikale” para shtatorit, kur është paraparë fillimi i vitit shkollor.

Në një komunikatë për media, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se të gjitha institucionet shkollore, administratat në komuna, por edhe të punësuarit e tjerë, do të jenë në grevë të përgjithshme nga shtatori, deri sa “Qeveria Kurti të ndërrojë qasjen, e të kuptojë se duhet të ulet me sindikatat të gjejë zgjidhje”.

“Kjo qeveri nuk është duke jetuar me realitetin dhe as nuk po e ndien sfidën që të punësuarit në sektorin publik e në atë privat po përballën me ngritjen e vazhdueshme të çmimeve të artikujve elementarë dhe se ata ishin të varfër e po bëhen gjithnjë e më skamnorë. Qeveria Kurti pa shkuar nëpër pushime duhet t’i vërë gishtin kokës sepse çmimet kanë shkuar deri në qiell e pagat kanë mbetur në tokë”, ka thënë Jashari.

Tutje, Jasharaj ka vijuar se Qeveria as nuk po ngrit i pagat,  as nuk po i fton në takime sindikatat për të bashkëbiseduar, dhe as nuk po i fton ato për t’u marrë vesh për Ligjin e pagave.

Sipas tij, Qeveria po sillet se vetëm Kurti e Murati ekzistojnë në këtë nënqiellin e Kosovës.

Jasharaj ka potencuar se Qeverisë i janë dërguar letra e ndërmjetësues ligjorë për t’u takuar, por që kryeministri Albin Kurti nuk ka pranuar.

“I dërguan edhe ndërmjetësuesin ligjor për dialog, që i ngjason atij plakut pleqnar në kohët e Kanunit kur përplaseshin dy fise dhe ata, edhe pse nuk kishin shumë shkollë e nuk kishin lexuar shumë libra sa Albini, pranonin pleqnarët dhe uleshin për të gjetur zgjidhje. Kurtit, Muratit e disa qeveritarëve të tjerë nuk u kanë lënë përshtypje gjithë këto angazhime të sindikatave e as ky pleqnari bashkëkohor e ligjor dhe në këtë mënyrë ata duke mos ndjerë nevojë as të deklarohen sepse vota e madhe e popullit ua ka trullosur kokën dhe mendjen, po thonë se nuk japim as pesë para për sindikatat dhe të tjerët”, thuhet tutje.

Sindikata e Arsimit tash e sa muaj kërkon që në Ligjin e Pagave të rritet koeficienti i pagave të mësimdhënësve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika