Diaspora duhet ta paguaj policën e sigurimit, por do të rimbursohen

Sipas drejtorit të BKS-së, këta i kanë informuar qytetarët që forma e subvencionimit ka ndryshuar dhe këtë  ata e kanë bërë nëpërmjet mediave, në pikat kufitare ka  njoftimi madje sipas tij, dhe në policën e sigurimit është shënuar me të kuqe

Sami Mazreku drejtor i Byroës Kosovare të Sigurimit(BKS), ka folur në lidhje me subvencionimin e policës së sigurimit, për bashkëatdhetarët të cilët vijnë nga diaspora.

Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës, ka ndryshuar formën e subvencionimit të policës kufitare, e cila tani dallon nga ajo e kaluara.

Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë, duhet ta paguajnë  për Policën e Sigurimit por me vendimin e ri do të ketë dallime nga viti i kaluar,  sepse tash duhet që bashkëatdhetarët aplikojnë për rimbursimin e mjeteve.

Sami Mazreku nga BKS

Mazreku ka sqaruar, se  ata kanë bërë një njoftim në media, në pika kufitare dhe se po ashtu në ato pika e kanë sqaruar se mjetet e paguara mund të rimbursohen.

“Në këtë viti diaspora do të paguaj polisen, por ne si BKS- së kemi vendosur QR codin nëpër mjete të cilët e kanë mundësinë që të të mbushin aplikacionin për rimburismin e mjeteve”, ka theksuar ai.

Mazerku ka përfunduar duke thënë se ata do t’i verifikojnë pagesat e policës së sigurimit  se janë apo nuk janë valide.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika