Viti i ri shkollor po afrohet. E Qeveria nuk ka përgjigjie akoma për kërkesat e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit.
Kërkesa e tyre kryesore ka qenë shtesa mujore 100 euro deri sa të miratohet ligji i pagave.
Mosaprovimi i kësaj kërkese dhe të tjerave ka bërë që SBASHK-u të mendoj për Greva të Përgjithshme para 1 shtatorit në mënyrë që ta bllokoj gjithë procesin mësimor.
“Duke u bazuar se në afat ligjor Qeveria nuk ka kthyer përgjigjie, konsiderojmë që nuk ka pranuar kërkesat tona kështu që është hapur rruga për veprimin më radikal të mundshëm të sindikatës që është greva”, ka deklaruar Ymer Ymeri, sekretar në SBASHK.
Se kanë nevoje për një rritje page e thonë edhe vet mësimdhënësit.
Sipas arsimtares së matematikës, Xhevahire Krasniqi ngritjen e cmimeve nuk mundet me i përballu paga e tyre mujore.
“Me rrogat që tash i kemi dhe me cmimet që janë rritur kaq shumë për neve është e pamjaftueshme kshtu që tash mundemi me jetu jo por me mbijetu”, ka deklaruar Krasniqi.
Për këtë situatë nga Qeveria sqarime ka kërkuar edhe RTV Dukagjini por ata nuk kanë kthyer përgjigjie.