Për 6 muaj, mbi 5 mijë vizita ambulantore në Klinikën e Endokrinologjisë

Me një postim në Facebook, Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022, ka pasur 5 mijë e 867 vizita ambulantore, gjithashtu, janë bërë 1 mijë e 145 konsultime specialistike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK)

Klinika e Endokrinologjisë në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK)

Në një postim të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK) në Facebook thuhet se në Klinikën e Endokrinologjisë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, ka pasur 5 mijë e 867 vizita ambulantore.

Përveç vizitave ambulantore, në gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 janë bërë 1 mijë e 145 konsultime specialistike brenda Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), 1 mijë e 251 ultrasonografi të tiroides dhe 326 punksione aspirative të nodujve në tiroide (FNAB).

“Gjithashtu, janë mjekuar me Octreotid 31 pacientë me Tumor të Hipofozes/Akromegali dhe tumorë të tjerë neuroendokrine”, thuhet në postimin e SHSKUK-së.

Mes të tjerash, në postim thuhet se në të njëjtën kohë, është duke u punuar me intensitet edhe për ngritjen e cilësisë së shërbimeve klinike, si dhe organizimin e vazhdueshëm të aktiviteteve të EVP-se dhe Kongresit të Diatologjise që do të mbahet në nëntor të këtij viti.

Postimi i ShSKUK-së në Facebook

 

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika