Në Doha të Katarit është mbajtur ceremonia e ndarjes së grupeve përmes shortit për Kampionatin Botëror, Qatar 2022.
Shorti për fazën e grupeve në kualifikimet “Qatar 2022” ka vënë përballë serish Zvicrën e Serbinë, dhe atë në grupin G. Duke kujtuar herën e fundit kur këto dy kombëtare janë përballur njëra me tjetrën, duke e mposhtur Serbinë, me rezultat 2:1, po ashtu Zvicra në grup do t’i ketë edhe Brazilin dhe kombëtaren e Kamerunit.
Lojtari shqiptarë i kombtares së zvicrës, Xherdan Shaqiri për mediat ndërkombëtare pas ngjarjes së grupeve është pyetur për rezultatin e shortit, ai është përgjigjur duke thënë se është një grup i mirë por, që ishte çuditur që kishte të njëjtin grup si në vitin 2018 me Serbinë dhe Brazilin. Vetëm Kameruni që është shtuar si një vend i ri në grup.
Shaqiri do të bëjë paraqitjen e tij të katërt radhazi në Kupën e Botës FIFA në Katar këtë vit. Në përgjithësi, mesfushori zviceran ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje në Kupën e Botës, duke përfshirë tre në katër ndeshjet e luajtura në edicionin 2014.
Formati i Kupës së Botës është i ngjashëm me edicionet e fundit, duke nisur me fazën e grupeve me 32 skuadra gjithsej të ndara në tetë grupe me nga katër kombtare.
Pasi secila skuadër luan tre ndeshje të fazës së grupeve, dy skuadrat e para nga secili grup do të kalojnë në fazën e eliminimit, duke filluar me raundin e 16-të.
Nga atje, ndeshjet do të luhen në një format të drejtpërdrejtë në eliminim, me kohë shtesë dhe, nëse është e nevojshme, po ashtu edhe me penallti nëse skuadrat janë bllokuar me barazim pas 90 minutave.
Ndryshe nga Kupat e Botës së mëparshme, orari i ndeshjeve do të vendoset më pas. Kampionati Botëror do të nisë më 21 nëntor dhe finalja e madhe do të luhet më 18 dhjetor, oraret do të jenë 11:00, 14:00, 17:00 dhe 20:00.
Lista e plotë e grupeve e publikuar nga faqja zyrtare e Kupës së Botës FIFA është si në vijim.
Katër skuadrat e përzgjedhura në grup do të luajnë në një format të rrumbullakët, ku secila kombëtare do të përballet me tre të tjerët. Renditja e grupeve bazohet në pikët që do të marrin nga tre ndeshjet të fazës së grupeve, që do të jenë tre pikë për një fitore, një për një barazim, asnjë për një humbje. Dy skuadrat e para nga secili grup, bazuar në pikët totale, kalojnë në raundin tjetër.