Olta Xhaçka: Ditë historike për Shqipërinë

Olta Xhaçka, Ministre e Punëve të Jshtme të Shqipërisë ka thënë se dita e sotme ka qenë e rëndësishme për Shqipërinë. Mes tjerash, Xhaçka ka thënë se ky hap ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit e palodhur

Olta Xhaçka, MIinistre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë

Olta Xhaçka, Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, pas hapjes së negociatave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE ka reaguar me një postim në Twitter duke thënë se dita e sotme është ditë historike për Shqipërinë.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka ka shtuar se pas një një pritjeje të gjatë, dita e sotme legjitimon punën dhe angazhimin e palodhur.

Po ashtu, Ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka theksuar se rruga përpara është më kërkuese dhe e vështirë.

“Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, ka shkruar Xhaçka.

Postimi i Ministres së Punëve të Jshtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka në Twitter

Shqipëria hapë negociatat për anëtarësim në BE

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika