Kryeministri i Çekisë, Peter Fiala të martën e 19 korrikut ka deklaruar se rëndësia e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do jetë një hapë i mirë për demokraci, siguri dhe zhvillim ekonomik.
Madje gjatë deklaratës së tij, kryeministri Fiala, haptas vlerësoi qëndrimin që kanë mbajtur Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, gjatë agresionit rus në Ukrainë.
“Duke pasur parasysh agresionin rus, ne e vlerësojmë qëndrimin tuaj për të pasur politikë sigurie të njëjtë me Bashkimin Evropian. Në Evropën e sotme ne duhet të jemi bashkë gjatë gjithë kohës”, ka deklaruar kryeministri çek i cili aktualisht udhëheq presidencën e BE-së.
Ai ka siguruar mbështetje në rrugën e integrimit. Dhe këtë hapë të madh e ka quajtur si “Gur kilometrik’’.
Kujtojmë që Peter Fiala ka qenë gjithmonë pro-integrimit në BE të këtyre dy vendeve.
Këtë e shprehu dhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Der Leyen, drejtuar kryeministrit çek:
“Kryeministër Fiala, urime sepse fillimi i negociatave i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut është një sukses i presidencës çeke e kjo është ngitu normalisht dhe nga puna e presidencave të mëparshme e ju do të luani një rol të rëndësishme që ky proces të shkojë përpara”.