Gjatë ditës së martë të 19 korrikut zjarret kanë shpërthyer në të gjithë Anglinë jugore ndërsa, Britania ka shënuar ditën e saj më të nxehtë, ku temperaturat kanë kaluar mbi 40 gradë Celsius.
Kaosi ka shkaktuar zjarre e poashtu rritje në udhëtimet hekurudhore ndërsa shkollat janë mbyllur mërsëri si pasojë e vapës ekstreme.
Në Wennigton, Essex ka shpërthyer zjarrë ku aty janë shkatërruar të paktën dy shtëpi ndërsa zjarret e mëdha kanë shpërthyer edhe në Upminster dhe Thames në Dartford në Kent, poashtu një zjarr i madh ka shpërthyer edhe në Zennor.
Sipas zjarrëfikësve ky zjarr është cilësuar si një incident i madh, pasi në kryeqytet kanë dalur 15 kamionë të zjarrëfikësve që u morën vetëm me flakët e vendit Wennigton.
Temperaturat janë rritur në mënyrë ekstreme ku në Aeroportin Hethrow të Londrës është shënuar temperatura 40.2 gradë Celsius, ndërsa sipas parashikueve maksimumi 43 gradë Celsius është poashtu i mundur, Mbretëria e Bashkuar është më e nxehtë se Xhamajka dhe Maldivet.
Sipas Met Office, nata e mbrëmshme ka qenë nata më e ngrohtë e regjistruar në Britani, me temperatura që nuk bien nën 25 gradë Celsius në shumë zona të Anglisë dhe Uellsit, minimumi më i lartë gjatë natës së 18 korrikut në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë 25.9 gradë Celsiues në Emley Moor në West Yorkshire.
Vapa e madhe ka sjellë kaos të madh hekurudhor për udhëtarët e kryeqytetit, ku asnjë tren nuk qarkullon në veri të Londrës.