Trashëgimia kulturore e Ukrainës – në rrezik

Mbi 53 vende të rëndësishme kulturore në Ukrainë janë dëmtuar që nga sulmet e para të Rusisë.

Kështu ka njoftuar Agjencia kulturore e Kombeve të Bashkuara (UNESCO), të shtunën e dy prillit.

Siç raporton BBC, në mesin e tyre përfshihen 29 kisha, 16 ndërtesa historike, katër muze dhe katër monumente.

“Kjo është lista e fundit, por nuk është shteruese, pasi ekspertët tanë po vazhdojnë të verifikojnë një numër raportesh,” ka thënë një zëdhënës për agjencinë e lajmeve AFP.

Disa vende të dëmtuara janë në dy qytetet më të mëdha të Ukrainës – Kiev dhe Kharkiv, por edhe në Chernihiv, një nga më të vjetrat e tij.

Ndërkaq, Shefi i UNESCO-s, Audrey Azoulay, në fillim të muajit mars i kishte shkruar ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për t’ia kujtuar se Rusia është nënshkruese e konventës për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në kohë lufte.

Ndryshe, negociatat midis përfaqësuesve të Ukrainës dhe Rusisë, të premten e një prillit, janë zhvilluar online.

Këto bisedime vijnë pak ditë pas takimit ballë për ballë të ekipeve negociatore në Stamboll, me ndërmjetësimin e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kjo ishte konfirmuar nga zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ku citohet shefi negociator ukrainas, Mykhailo Podolyak, i cili ka kofnirmuar se bisedimet janë mbajtur online.

Ndërkaq, negociatat midis delegacionit rus dhe atij ukrainas janë mbajtur të martën e 29 marsit në Stamboll.

Pas bisedimeve, David Arakhamia, zyrtar nga delegacioni ukrainas, ka deklaruar para mediave se kanë nevojë për më shumë vende garantuese, përfshirë këtu edhe Turqinë.

Përveç Turqisë, vendet e tjera që administrata e kryeqytetit ukrainas, Kievit, ka nevojë t’i shohë si garantues janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë, Poloninë, Kanadanë dhe Izraelin.

“Duam një garanci të ngjashme me nenin e pestë të NATO-s. Me këtë nen, në rast të një sulmi ndaj Ukrainës, konsultimet do të nisin me vendet garantuese brenda tri ditësh dhe nëse nuk mund të arrihet një zgjidhje diplomatike, vendet garantuese do të jenë në gjendje të na ofrojnë trupa dhe armë”, ka thënë ai, përcjellë BBC.

“Është çështje parimore për ne që të arrijmë marrëveshje për këto nene kryesore”, është shprehur Arakhamia, teksa ka shtuar se donin që vendet garantuese të ftoheshin në negociata brenda dy javësh.

Para bisedimeve, presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përsëriti thirrjen e tij për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.

“Ne besojmë se një paqe e drejtë nuk do të ketë humbës dhe një konflikt i zgjatur nuk është në interesin e askujt”, u ka thënë Erdogan negociatorëve rusë dhe ukrainas.

Në mesin e anëtarëve të delegacionit ukrainas, të cilët ishin në tryezën e bisedimeve, ishte kreu i fraksionit të “Shërbëtorit të Popullit” David Arakhamia.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika