Shtrenjtohet çmimi i drunjëve, qytetarët e shqetësuar

Një metër kub dru tani në Kosovë po kushton deri në 80 euro, apo 100 për qind më shtrenjtë se vitin e kaluar. Për qytetarët ky çmim është i papërballueshëm. Rritje ka pësuar edhe peleti, ku në vitin e kaluar kushtonte 180 euro, sivjet kushton rreth 350 euro

ilustrimi

Ndonëse jemi në mes të verës, shumë qytetarë veçse kanë filluar të përgatitën për periudhën e dimrit.

Halli tyre kryesor është ngrohja, e që shumë qytetarë e përdorin drurin si alternativë, por herët për një metër kub dru deri tash kishin paguar rreth 40 euro.

Mirëpo, situatë krejtësisht tjetër është këtë vit, pasi që për sasinë e njëjtë të drurit, ata duhet të paguajnë deri në 80 euro.

Për qytetarin Naim Beka, ky çmim është i papërballueshëm.

“Ky çmim prej 80 euro është i papërballueshëm për neve. Rrogat janë shumë të vogla, ndërsa çmimi i druve shumë i lartë…”, ka thënë Naim Beka, Qytetar.

Naim Beka, Qytetar

Madje, ai ka një hall se si do ta kalojë këtë dimër, “vështire kemi me pas krejt këtë viti”.

Kjo situatë e ka shqetësuar deputetin e PDK-së, Ferat Shala.

Ai ka thënë ky sezon dimëror do të jetë më i vështirë edhe se i kaluari kur u rrit çmimi i rrymës.

“Ky është viti më i keq sa i përketë fushës së energjisë në Kosovë…”, ka konstatuar Ferat Shala, Deputet i PDK-së.

Ferat Shala, Deputet i PDK-së

Kurse, Visar Azemi, nga Ballkan Green Foundation, këtë e sheh si manipulim të çmimit.

“Kjo rritje për 100 për qind, nuk është e moralshme as ferë, dhe po me duket se kemi një lojë në mes të tregtarëve që mundohen t’i shfrytezojnë situata”, kishte thënë, Visar Azemi nga Ballkan Green Foundation.

Visar Azemi, nga Ballkan Green Foundation

Madje, ai vet u befasua kur shkoi për t’u furnizuar me pelet për ngrohje gjatë dimrit, dhe çmimi i tij ishte 100% më i lartë.

Një ton pelet vitin e kaluar ka kushtuar deri në 200 euro, ndryshe nga ky vit, që çmimi i tij varion deri në 350 euro.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika