Evropa Perëndimore gjatë javëve të fundit është ballafaquar me temperatura të larta, duke përshirë dhe Britaninë e Madhe, ku për herë të parë arritën temperaturat në 40 gradë Celsius.
Në këtë rang të shteteve janë dhe Gjermania e Portugalia, kësaj të fundit iu është rritur numri i vdekjeve pas ditëve me nxehtësi ekstreme. Moti me temperatura të larta është bërë më intensiv, dhe zgjat më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njerëzit.
Disa shërbime zjarrëfikëse në Britaninë e Madhe kanë deklaruar incidente të mëdha pas një rritje të zjarreve.
Në lindje të Londrës, në Wennington një flakë e madhe ka djegur shtëpitë, banorët që ishin të pranishëm kur po ndodhte rasti kanë thënë për BBC-në se rreth tetë shtëpi dhe ndoshta një kishë lokale ishin shkatërruar nga zjarri.
“Ferr absolut” u përshkrua ngjarja nga një zjarrëfikës në vendgjarje.
Ndërsa, 64 zona të ndryshme të Francës kanë regjistruar temperatura rekord të hënën e 19 korrikut. Gjatë kësaj kohe, jugperëndimi i Francës është përballur me zjarret më të mëdha në më shumë se 30 vjet.
Duke filluar nga 12 korriku, zjarret nga moti i nxehtë në Francë kanë përfshirë më shumë se 20 mijë e 300 hektarë.