IKShPK jep rekomandime për mbrojtjen nga temperaturat e larta, bën thirrje për kujdes

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), ka bërë thirrje për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta. Në apelin e tyre thuhet se këto temperatura ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidomos te të moshuarit

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar nga temperaturat e larta që mbretërojnë gjatë sezonit të verës.

Përmes një komunikate, IKShPK ka rekomanduar disa masa mbrojtëse për shëndetin e qytetarëve gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30 gradë Celsius.

“Temperaturat e larta që mbretërojnë në sezonin e verës ndikojnë negativisht në organizmin e njeriut sidmos te të moshuarit. Duke u ekspozuar në diell për një kohë të gjatë mund të pësojmë goditje nga të nxehtit që çon në dehidrim të organizmit përcjellë me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës, duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit të IKShPK-së, personat e moshuar asesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.

Gjatë daljes nga shtëpia, të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të hapura.

Sipas IKShPK-së, është e domosdoshme marrja e 2 litrave lëngje gjatë ditës, qoftë si 8 gota ujë ose në formë supe ose qaji.

Ilustrim

“Po ashtu, duhet anashkaluar ushqimin e fërguar, shumë të njelmët ose të ëmbël ose me mëlmesa të shumta, ndërsa duhet marrë shumë pemë dhe perime sezonale”.

Përveç këshillave të marra nga mjeku për përdorimin e barnave, te të moshuarit është e domosdoshme matja më e shpeshtë e tensionit arterial.

Ndërkaq, paraqitja e kokëdhembjes, mundimit, marramendjes dhe dehidrimit, tharjes së gojës dhe lëkurës, siç thonë nga IKShPK, janë shenja alarmante për të moshuarin, sidomos kur është i sëmurë dhe ka paaftësi funksionale; atëherë doemos i sëmuri geriatrik duhet të lajmërohet te mjeku i tij familijar ose në qendrën më të afërt emergjente.

“Anëtarët e familjes, miqtë, fqinjtë dhe anëtarët e OJQ-ve të cilët kujdesen për të moshuarit gjatë muajve të nxehtë të verës duhet doemos më shpesh të kontaktojnë me të moshuarit, e në raste të paaftësive funksionale edhe disa herë gjatë ditës”.

“Në rast se del jashtë shtëpisë/banesës ku jeton, i moshuari duhet detyrimisht të bartë me vete të dhënat elementare, emrin dhe mbiemrin, vitin e lindjes, adresën e banimit, numrin e telefonit të personit kontaktues, i cili mund të kontaktohet lidhur me këtë person të moshuar”, vijon njoftimi.

Sipas IKShPK-së, më e rëndësishmja është mirëmbajtja e higjienës personale dhe asaj të ambientit të të moshuarit, si dhe mbikëqyrja e përdorimit të barnave në mënyrë të rregullt.

Në anën tjetër, thuhet se është i domosdoshëm aktiviteti fizik dhe psikik i të moshuarit, sidomos ecja e vazhdueshme në orët e para të mëngjesit ose në mbrëmje, qëndrimi sa më i gjatë në natyrë.

Nëse i moshuari ka vështirësi për të lëvizur për shkak të pamjaftueshmërive funksionale, atëherë duhet bërë ajrosjen shumëorëshe të hapësirave ku qëndron i moshuari, thuhet në apelin e IKShPK-së.

Mbi 35 gradë temperaturat në ditët në vazhdim, kërkohet kujdes

 

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika