Kurti: Është e vërtetë që jemi afër marrëveshjes për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pohuar se "jemi afër marrëveshjes për të pagjeturit"

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës

Kryeministri Kurti e ka pohuar deklaratën e Emisarit Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, cili ka thënë se “jemi dy apo tri fjalë larg marrëveshjes për të pagjeturit”.

Megjithatë, kreu i qeverisë e konsideron të nxituar nëse thuhet se është shumë afër arritjes së kësaj marrëveshjeje.

“Besoj që është pak përceptimi se sa jemi afër ose larg. Është e vërtetë që nuk jemi shumë larg, por në të njëjtën kohë mbase është një çikë e nxituar nëse themi se jemi tepër afër, meqë përvoja e hidhur me Beogradin na bën të kujdesshëm që të jemi me shumë shpresë”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se janë disa çështjë që kanë ngelur pa dakordim.

“Unë do ta kisha theksuar një dallim kryesor që ekziston sa i përket emërtimit të personave të zhdukur gjatë luftës. Beogradi insiston të quhen vetëm persona të pagjetur, ndërkohë që ne insistojmë që të theksohet se kjo është bërë me forcë, me dhunë, sepse ata nuk janë persona të pagjetur si shkak i fatkeqësive natyrore të llojit të vërshimeve, zjarreve apo tërmeteve. Ne kemi familjarë që e dinë se personi i caktuar ua mori djalin ose vajzën, babain ose nënën, burrin, motrën, kushëririn, shokun, shoqen”, ka thënë ai.

Sipas Kurtit, bëhet fjalë për kidnapime, rrëmbime që janë bërë me dhunë.

“Insistimi ynë që të theksohet kjo gjë. Natyrisht që janë persona të pagjetur, por nuk mund t’i fusim në të njëjtën kategori me ata që janë zhdukur në pyll, ku kanë shkuar për hiking sepse kanë përjetuar fakteqësi apo aksident, me rrëmbimet që janë krime të kryera gjatë luftës, që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe mund të konsiderohen edhe pjesë e gjenocidit”, shtoi Kurti.

Kurti: Nuk mund të pritet që Qeveria të subvencionojë energjinë e konsumuar në Veri

“Nuk mund të pritet që Qeveria e Kosovës të bëjë subvencionimin për energjinë e konsumuar në veri e të papaguar atje”.

Kështu është shprehur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media, pas mbledhjes së qeverisë.

Ai ka thënë se me çmimet të cilat ishin në dhjetor dhe janar të vitit të kaluar, është e qartë që nuk mund të ketë përsëritje të së njëjtës edhe të dimrit që vjen.

“Presim reagimin e Brukselit, por padyshim që në situatën e njëjtë për ndryshime nuk mund të vazhdojmë me mënyrat e vjetra, jemi konstruktivë e të përkushtuar, por qartazi Beogradi është në anën e kundërt të sjelljes sonë kreative, konstruktive, pozitive e proaktive”.

Dështimin e takimit midis dy krerëve të dy shteteve fqinje, Kosovë e Serbi, e ka komentuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

I pari i qeverisë e ka fajësuar qeverinë serbe për mosgatishmëri dhe shtyrjen e takimit.

Kurti ka thënë se Serbia po vazhdon të shtyjë dorëzimin e listave të konsumatorëve në Veri, takimin e radhës në Bruksel.

Ai ka theksuar se çfarëdo pretekstesh që përdoren nga ana e Serbisë nuk janë të vërteta, por siç thotë kryeminsitri janë vetëm përpjekje për t’u shfajësuar.

“Ka pasur që të ndodhë në këtë javë një takim midis Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë në Bruksel, midis meje dhe Serbisë, por ata sërish kanë kërkuar që të shtyhet kjo gjë, ata po e shtyjnë dorëzimin e listave të konsumatorëve në Veri, po e shtyjnë takimin e radhës në Bruksel, janë ata që nuk po i përgjigjen pozitivisht bisedimeve që zhvillohen atje për çështjet e raportet midis nesh. Ndërkaq, çfarëdo pretekstesh që përdoren nuk janë të vërteta, janë praktikisht veçse përpjekje për t’u shfajësuar në kohën e në rastin në të cilën fajësia nuk ka qenë kurrë më e qartë”, është shprehur Kurti.

Kur pyetet se a rrezikon të dështojë udhërrëfyesi për zbatimin e marrëveshjes për energjinë në veri dhe se a rrezikon kthimi në pikën zero, Kurti ka thënë se Brukseli e ka evidentuar që qasja destruktive e Serbisë është faktori e fajtori për moszbatimin e deritanishëm të udhërrëfyesit ashtu siç ishin paraparë oraret.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika