Mes mijëra thesareve në koleksionin e artit të Azisë Lindore të Muzeut të Artit në Cincinnati, është edhe një pasqyrë e vogël prej bronzi që daton nga shekulli i 15-të ose i 16-të, që dukej si një pasqyrë e zakonshme.
Hera e fundit kur kjo u ekspozua ishte në vitin 2017, dhe pas kësaj ekspozite kishte kaluar në një dhomë jashtë syve të publikut.
Ai që hasi në të është kuratori i muzeut të artit të Azisë Lindore Kou-mei Sung.
Song po hulumtonte të ashtuquajturat “pasqyrat magjike”, të cilat në dritë të caktuar, zbulojnë imazhe të fshehura në sipërfaqet reflektuese, njofton CNN.
Sipas tij, kjo pasqyrë kishte diçka të ngjashme më artefaktet nga Japonia e periudhës Edo.
Sung kishte kërkuar që një dritë e fortë të fokusohej në pasqyrë. Në murin përpara ishte pamja e një teksture nga drita e reflektuar, diçka jospecifike, por e mjaftueshme për të nisur hetime rreth kësaj pasqyre.
Pas disa eksperimenteve, duke përdorur drita më të fuqishme dhe më të fokusuara, zbuluan imazhin e një statuje të Budës, pra rrezet që reflektoheshin nga pasqyra paraqitnin formën e tij.
Aty ishte edhe një mbishkrim në anën e pasme të pasqyrës, ku shkruante Amitabha, një figurë e rëndësishme në shkolla të ndryshme të budizmit të Azisë Lindore.
Zbulimi e bën muzeun një nga institucionet e pakta në botë që zotëron një pasqyrë magjike, sipas Sung. Kuratori është në dijeni vetëm për tre të tjerë që posedojnë të rralla me temë budiste, duke përfshirë Muzeun Metropolitan të Artit në Nju Jork.
Përpara shpikjes së pasqyrave të xhamit të sotëm, njerëz nga kulturat në mbarë botën shikonin bronzin e lëmuar, nga Egjipti i lashtë deri në Luginën e Indus. Arti i lashtë i pasqyrave magjike kineze u zhvillua për herë të parë gjatë dinastisë Han, rreth 2000 vjet më parë, megjithëse ato u bënë më vonë edhe në Japoni.