Këtë të mërkurë, tifozët ultras të Interit kanë ngritur një pankartë jashtë selisë së klubit. Pankarta ishte e organizuar në formë lutje që të mos e shesin mbrojtësin Milan Skriniar.
Një pjesë e madhe e tifozëve të Nerazzurrëve janë të mërzitur pas dështimit për të nënshkruar me Gleison Bremer nga Torino, duke i lejuar Juventusit të finalizojë transferimin e mbrojtësit brazilian.
Por tani që klubi është duke shqyrtuar përforcime të tjera si Nikola Milenkovic i Fiorentinës, mbështetësit e Interit janë në ankth për mundësinë e humbjes së Skriniar.
Calciomercato.com ka publikuar një fotografi që shfaqin pamje të pankartës, e cila u vendos nga tifozët jashtë selisë së Interit në Viale della Liberazione.
“Pakte të qarta… miqësi e gjatë. Mos e prekni Skriniarin”, kanë shkruar tifozët Nerazzurri.