Janë të parët që dalin sa herë që shihet tym apo flak diku.
Të palodhur e të gatshëm për të dalë në ndihmë, janë këta brigada e zjarrfikësve që verprojnë në regjionin e Prishtinës.
Lodhja, temperaturat e larta e moshat duket se nuk janë penges për Burim Halimin, që të jetë në vijen e parë të punës tash e 21 vjet.
Ndonëse thotë se përkundër problemeve që i kanë si brigadë nuk do të heq dorë asnjëherë nga ky profesion, veçse shpreh dëshpërimin me institucionet.
“Me staf jemi shumë mangut që 17 vite as një zjarrfiks i ri su ardh në punë dhe ne e kemi bërë një mosh. Asnjëherë nuk me ka shku menja me lanë këtë profesion vetëm kemi qenë të zhgënjyer qysh janë met zjarrfiksat. Ka ndodh, ne vet i pagujm mjekimin ani pse lendohemi në vendet e punës”, ka thënë Halimi.
Për të shpëtuar një jetë, këta shërbyes rrezikojnë jashtëzakonisht shumë, por për lëndimet që i marrin nuk i pyet askush.
E shkaku i një paqartësie të statusit, ata që po pësojn janë zjarrfikësit aktul të cilt duhet të punojn deri në moshën 65 vjeçar shkaku i mungeses së punëtorve të rijnë.
Muhamet Reqani nga brigada e Zjarrfiksëve në Prishtinë, ka rrëfyer problemet më të cilat kjo brigad po ballafaqohet.
“Prej viti 2012 kmi problem më status të pazgjidhur dhe ne menagjohemi nga Agjencia e Menaxhimit të Emergjencav dhe Komuna e Prishtinës. Që 17 vite nuk kemi arrit të marrim personel të ri, shkaku I paqartësisë mes Agjencisë dhe Komunës se kush duhet të hap knkursin e kush ti paguan”, është shprehur Reqani.
Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë, me 87 punëtor menagjon më zjarret që përhapen në katër komunat e Kosovës.
Shaku i një problmi mesë Komunës së Prishtinës dhe Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, kjo brigad nuk ka mund të hapë konkurs për staf të ri tashe e 18 vite.
Këtyre punëtorve nuk ju paguhen as puna jashtë orarit e as ditetë e festave.