Me 83 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Traktatit mbi Ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane.
Pozitë dhe opozitë ishin pro ratifikimit të kësaj marrëveshjeje.
“Vota e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë në mbështetje të ratifikimit të këtij traktati”, ka thënë deputetja e PDK-së, Blerta Deliu.
“Lidhja Demokratike e Kosovës i jep përkrahje”, ka thënë Driton Selmani – deputet i LDK-së.
Ndërkaq, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se “ky traktat ka për qëllim forcimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën juridik në çështjen penale midis dy vendeve”.
“Përmes këtij traktati parashihet marrja e dëshmive përmes video-konferencës, komunikimi i drejtpërdrejtë ndërmjet organeve tona gjyqësore, ngrirja dhe sekuestrimi i të ardhurave nga krimi dhe instrumenevete të përdorura për kryerjen e krimit”, është shprehur ajo gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit.