Të enjten e 21 korrikut, rreth njëqind protestues janë mbledhur tek ndërtesa e Kuvendit të Vojvodinës, në Novi Sad, duke bllokuar hyrjen e saj.
Protestuesit kanë thyer portën metalike dhe kanë tentuar të ndërpresin mbledhjen e këshilltarëve të qytetit, ndërsa policia ka reaguar duke tentuar t’i ndaloj ata.
Mirëpo, pavarësisht protestës, seanca ka vazhduar të mbahet, përcjell Danas.
Qytetarët prej muajsh e kanë refuzuar miratimin e këtij dokumenti, pasi pretendojnë se është krijuar për t’iu përshtatur investitorëve në ‘shkatërrimin e qytetit’.
Aktivistët dërguan kërkesë në Kuvend për t’iu drejtuar këshilltarëve në seancën e së enjtes së 21 korrikut, por kërkesa e tyre nuk u miratua, si rrjedhojë, qytetarët tentuan të sillnin përfaqësuesit e tyre në seancë. Sipas burimeve të mediave serbe policia ka arrestuar disa protestues.
Pas qetësimit të gjakrave, mes protestuesve është përhapur lajmi se seanca është shty. Mirëpo, pak minuta më pas dikush nga salla e kuvendit i njoftoi se seanca realisht po fillonte.
GUP-i jep dritën jeshile për ndërtimin e të ashtuquajturit “New Sad on the water”.
Ata parashtruan dokumentin me 1 mijë e 200 kundërshtime, por shumica e tyre u refuzuan.
Kryetari i komunës së Novi Sadit, Millosh Vuçeviq, së fundmi tha se nuk është i lumtur që GUP-i është temë kombëtare dhe se është e rëndësishme që në protestën e sotme të mos ketë “dhunë fizike” dhe se shpreson që demonstruesit të mos të pengojë hyrjen e këshilltarëve në sallë.
Prezantimet dhe mbledhjet publike të Komisionit të Planifikimit, nisën të mbahen në fund të vitit të kaluar, u karakterizuan nga një atmosferë e tensionuar në prag të një përplasjeje fizike me shkëmbimin e ofendimeve mes qytetarëve dhe përfaqësuesve të JP.