Rreth një videoje të publikuar ku shkruante “Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura”, Policia e Kosovës ka reaguar për këtë rast.
Policia e Kosovës nëpërmjet një postimi në Facebook ka thënë se, ky rast ka ndodhur para një vjeti, dhe se ka marrë masa ndëshkuese ndaj zyrtarëve të përfshirë.
“…’Policët rrahin në stacion një qytetar të arrestuar e me duar të lidhura’ ju njoftojmë se nuk bëhet fjalë për ndonjë raste të ndodhur në kohën e tanishme, por kemi të bëjmë me një rast të rreth një viti më përpara, dhe lidhur me këtë rast me kohë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale me kohë, ku zyrtarët policorë kanë qenë të suspenduar, kanë marrë masat ndëshkuese në pajtim me ligjet dhe procedurat e parapara për raste të kësaj natyre”, shkruhet postimin e policisë.
Policia e Kosovës, gjithashtu, ka kërkuar që mediat t’i kontaktojnë autorirtetet kompentente që kanë infromacione të sakta, pasi qytetarët mos të bien pre e informacioneve që nuk e pasqyrojnë të vërtetën.
“Andaj, kërkojmë që për ofrimin e informacioneve të vërteta për publikun dhe në kohë nga mediat të kontaktohen autoritetet kompetente që kanë informacione të sakta dhe komplete për raste, në mënyrë që opinioni i gjerë dhe qytetarët të mos bien pre e informacioneve që nuk pasqyrojnë të vërteten aktuale”, thuhet në postimin e policisë.