Të premten, temperaturat shkojnë në 38 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka paralajmëruar temperatura deri në 38 gradë Celsius gjatë të premtes së 22 korrikut

Ilustrim

Gjatë ditës së 22 korrikut mbi vendin o të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara kryesisht për gjatë relievit malor.

Minimalet  e temperaturave do të lëvizin nga 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 32-38 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës.

Gjithashtu, Indeksi UV vazhdon ti mbajë vlerat e larta, prandaj këshillohet shmangëja e kontaktit direkt me rrezet e diellit, në intervalin kohorë nga ora 10:00 deri në ora 17:000 , prandaj qytetarë këshillohen të konsumojnë më shumë ujë, jo edhe lëngje të gazuar dhe me sheqer, dhe të bartin masa mbrojtëse, syze, kapelë, rroba të pambukta me ngjyra të lehta.

Ndërsa, të moshuarit dhe rastet me sëmundje kronike të qëndrojnë në ambiente të freskëta dhe të ajrosura mirë).

Gjersa, të dielën parashihet rënie të lehta të temperaturave maksimale pasi ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu të përcjellura me shkarkime rrufesh.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika