Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Për presidentin e Shqipërisë i cili është në fund të mandatit të tij, kjo do të jetë vizita e fundit zyrtare në shtetin e Kosovës, në cilësinë e presidentit. Ai pritet të zëvendësohet nga ish-ushtaraku Bajram Begaj, i cili i ka marrë votat e mjaftueshme nga Kuvendi i Shqipërisë, për t’u zgjedhur president i Shqipërisë.
Meta do të qëndrojë në Kosovë nga data 21 deri më 23 korrik, ku përveç me presidenten Osmani do të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, Kuvendi i Kosovës do të mbajë një seancë të veçantë, ku presidenti Ilir Meta do t’u adresohet deputetëve.