Raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar për gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë.
Përndryshe, nga dita e enjte e 21 korrikut, mërgimtarët të cilët ishin nisur për në vendin e tyre, në Kosovë kanë pritur në Merdarë deri në 40 minuta.
Ndërsa gjatë ditës së sotme (e premte) në vendkalimet kufitare nuk ka pasur pritje të gjata në mëngjes.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë, për të hyrë në Kosovë, mërgata jonë ka pritur 30 deri në 40 minuta, e kolona ka qenë deri në 50 metra.
Ndërsa, në Merdarë ka pasur pritje edhe më të shkurtra gjatë mëngjesit ku pritja ka qenë 10 deri në 15 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës nuk ka pritje mbi 5 minuta në hyrje dhe dalje.