Një restorant në Budepest të Hungarisë është duke ruajtur traditën e ushqimeve hebraiko-hungareze, këtë po e bën pikërisht një i mbijetuar i Holokaustit.
Tibor Rosenstein, është i mbijetuari i Holokaustit i cili po e ruan trashëgiminë e këtyre ushqimeve nëpërmjet Restorantit Rosenstein.
Ky restorant qëndron i vetëm si një monument i kuzhinës historike hebraike-hungareze – duke tërhequr personalitete të famshme, personalitete televizive dhe njerëz gastronomikë hebrenj të etur për një shije të së shkuarës, njofton BBC.
“Kuzhina ime personale dhe pjatat e mia janë kuzhina tradicionale hungarezo-hebreje”, ka thënë Rosenstein.
Këto pjata përfshin sallamin e patës dhe holentin, zierjen tradicionale hebraike të Shabatit që lihet të gatuhet gjatë natës. Përbërësi sekret i Rosenstein është paprika e bluar – ndoshta erëza më e dashur në të gjithë kuzhinën hungareze.
Ndërsa, pandemia e pengoi atë të botonte një libër gatimi për 25-vjetorin e restorantit, por planet janë duke u zhvilluar për të nxjerrë një të tillë për nder të 30-vjetorit në 2025.
Rosenstein tani është 79 vjeç , ndërsa ishte një djalë i vogël kur Lufta e Dytë Botërore sulmoi Budapestin dhe Ushtria e Kuqe e Bashkimit Sovjetik çliroi qytetin. Në mënyrë tragjike, të dy prindërit e tij u vranë në Aushvic, duke e lënë atë të rritet nga dy gjyshet e tij të mbijetuara.
Ketu ka prodhime klasike, si paprikash pule dhe supë me topin matzo të bërë me matzo të bluar trashë nga Izraeli. Më pas janë pjatat që zakonisht gjenden vetëm në librat e historisë, si këmbët e pjekura të patës dhe nuk mungojnë recetat e tilla si zierja e mushkërive të tharta me petë buke ose palca e kockave e gatuar mbi bukë të thekur me hudhër turshi dhe të freskët – që vërtetojnë shprehjen e vjetër të paraardhësve hebrenj duke përdorur çdo grimë të fundit të bukës.
Eszter Rubin është një autore dhe shkrimtare e recetave ushqimore nga Budapesti, hebreo-hungareze, e cila ndihet si në shtëpinë e saj kur darkon në Rosenstein’s dhe tërhiqet po aq nga ambienti dhe menyja.
“Restoranti i Rosenstein-it më bën të ndihem sikur jam në një mjedis tradicional hebre”, ka thënë Rubin. “Ka një përzierje të mrekullueshme të kuzhinës moderne dhe inovative”, shtoi ajo.
Disa nga ushqimet e tjera që servohen në këtë restorant janë paprika me makarona hungarez të mbushur me gjizë, dhe cholent i zier ngadalë.
András Koerner është një historian i kuzhinës dhe mik i mirë i Rosenstein. Në librin e tij, Early Jewish Cookbooks, tregon historinë e gastronomisë hebreo-hungareze.
Koerner tha se ai dhe Rosenstein kënaqen duke diskutuar rëndësinë e ruajtjes së një kalibri të jashtëzakonshëm për gatimin tradicional hungarez, si dhe ushqimin hebre në përgjithësi.
“Për shembull, pak restorante shesin pjata tradicionale me perime – si spinaq kremoz, fasule jeshile në salcë të ëmbël dhe të thartë ose lakër të mbushur, të cilat dikur ishin bazat e kuzhinës hungareze dhe hebreo-hungareze – pasi ato janë më pak fitimprurëse për restorantet sesa të zbukuruara, pjata në modë”, ka thënë Koerner. ”
Sipas Koerner, kontributi i tij kryesor në këtë restorant është të mbajë gjallë kuzhinën tradicionale hungareze dhe hebreo-hungareze dhe të ruajë standardet e larata të saj.