Përplasje mes Kusari-Lilës dhe Ferat Shalës, deputetët e VV-së lëshojnë mbledhjen

Një përplasje ka ndodhur në mes të deputetes së VV-së, Kusari Lila dhe deputetit të PDK-së, Shala në Komisonin Hetimor Parlamentar për krizën energjetike. Pas këtij debati, deputetët e VV-së e kanë lëshuar mbledhjen

Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dhe deputeti i PDK-së, Ferat Shala

Të premten e 22 korrikut, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(VV) kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike, ku po intervistohej Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

Krejt kjo erdhi pasi deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Ferat Shala e quajti spekulante shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilën.

Debati nisi kur deputetja Kusari-Lila komentoi njërën nga pyetjet e Shalës ndaj ministrit Murati, duke e quajtur ‘pyetje spekulative’.

Ndërsa Shala iu kundërpërgjigj deputetes Kusari-Lila, “ulu ku je aty”.

“Pyetje spekulative unë thashë, jo që ju jeni spekulant. Nuk pranoj as etiketime as urdhra nga asnjë. Kjo është e tepruar. Në momentin që do të ketë ofendime të deputetëve ne nuk do të marrim pjesë. Ofendimet nuk ia kam borxh askujt”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Rrjedhimisht, në mungesë kuorumi ka përfunduar edhe mbledhja e komisionit, ndërsa opozita e ka cilësuar të qëllimshme ndërprerjen e kësaj mbledhjeje duke e quajtur strategji të Kusari-Lilës.

Ndërkaq, ministri Murati gjatë raportimit në këtë komision për krizën energjetike, ka thënë se është e domosdoshme ndarja e mjeteve buxhetore për subvencionimin e importit të energjisë elektrike.

“Çmimet e larta të importit dhe rënia e bllokut Kosova B, shtojnë nevojën për subvencionim të energjisë”, ka thënë ai.

Po ashtu ai para deputetëve ka treguar edhe kur është informuar për krizën energjetike vitin e kaluar.

Mbledhja në Komisionin Hetimor Parlamentar për krizën energjetike

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika