Pas shpalljes non grata nga SHBA, Berishës i ndalohet hyrja edhe në Britani

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka pranuar se është shpallur non-grata nga Britania e Madhe

Kryetari i PD-së Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë të ditur se është shpallur non grata edhe nga Britania e Madhe, por sipas tij jo edhe familja e tij.

Në një konferencë për media Berisha tha se për këtë gjë është njoftuar nga Sekretari i Shtetit, i cili ka marrë vendim për moslejimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar, me arsyetimin se ka lidhje me krimin dhe paraqet rrezik për sigurinë në Shqipëri dhe Britani.

“Disa orë pasi Edi Rama dha lajmin për vendimin që do të merrte qeveria e MB, jam njoftuar me një letër se, Home Secretary (Sekretari i Shtetit) ka marrë vendimin për moslejimin e hyrjes sime në MB me arsyetimin se ju keni lidhje të qarta me grupe të krimit të organizuar dhe kriminelë, të cilët kanë paraqitur një rrezik për sigurinë publike në Shqipëri dhe në MB, dhe se ju jeni i gatshëm t’i përdorni këto lidhje për të avancuar ambiciet tuaja politike”, ka deklaruar Berisha.

Berisha i mohoi këto akuza duke thënë se për një gjë të tillë nuk ka asnjë provë . Sipas Berishës, lidhje me krimin ka kryeministri Edi Rama dhe jo Sali Berisha.

“E pra, të akuzosh pa përmendur një fakt, dikë që kurrë dhe në asnjë rast nuk ka bërë kompromis me krimin, ndërkohë që vendi nën qeverisjen e Ramës rënkon nën thundrën e bandave, vrasjeve mafioze, kapjes së shtetit dhe shkrirjes së pushtetit me krimin, nuk bën gjë tjetër veçse e ndihmon atë”, është shprehur ai.

Berisha bëri të ditur se në lidhje me këto akuza ndaj tij do të konsultohet me disa ekspertë ligjorë.

Muaj më parë Sali Berisha ishte shpallur Non-Grata edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika