“Nuk harrojmë kush bëri më së shumti presion për themelimin e Speciales” – Osmani thumbon Ramën, aludon në Thaçin

Presidentja Vjosa Osmani duke folur për krijimin e Gjykatës Speciale tha se nuk duhet të harrojmë se kush ka bërë më së shumti presion për themelimin e kësaj gjykate

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Në konferencën për media së bashku me homologun e saj, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka folur për Gjykatën Speciale dhe mënyrën se si është themeluar ajo.

Në fjalën e saj, presidentja Osmani tha se të gjithë e dinë se kush ka bërë presion që kjo gjykatë të themelohej, duke aluduar kështu tek ish-presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Ne nuk harrojmë sado që dikush mund ta ketë një dëshirë të tillë se kush insistonte më së shumti dhe kush bënte presion më së shumti që të themelohej Gjykata Speciale para disa vitesh, nuk e harrojmë sado që dikush mund të ketë një dëshirë të tillë”, ka deklaruar ajo.

Presidentja Osmani, po ashtu, tha se për ish-krerët e UÇK-së ka rëndësi mbrojtja që i ofron shteti i Kosovës dhe jo vizitat.

“Me rëndësi është se sa bashkëpunojmë dhe sa kanë mbrojtje kualitative dhe jo vizitat tona në Hagë”, ka deklaruar Osmani.

Ndërsa, presidenti Meta ka thënë se ish-krerët e UÇK-së në Hagë janë të pafajshëm dhe se do të kthehen si të tillë në Kosovë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika